Pas 16 vjete në Gjermani, mërgimtari kthehet në Kosovë dhe hap fermën e pulave
“16 vite jetova në Gjermani tash jam kthyer në vendlindje për të investuar” The post Pas 16 vjete në Gjermani, mërgimtari kthehet në Kosovë dhe hap fermën e pulave appeared first on Albinfo.

Një rrëfim suksesi vjen nga Suad Gucati i cili 16 vjet ka jetuar dhe vepruar në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Pas këtyre viteve ai së bashku me familjen e tij vendosi të kthehet përfundimisht në Kosovë për të investuar në fermën e pulave “Drini”.
“16 vite jetova në Gjermani tash jam kthyer me fëmijë dhe me grua në vendlindje për të investuar”, është shprehur ai.
Ai renovoj fermën para një viti në fshati Marinë të komunës së Skenderajit dhe sipas tij gjithçka po shkon mbarë.
Përveç pulave, ai tani zotëron 5 mijë zogjë të vegjël dhe për pak ditë pritet të shtohen edhe dy mijë tjerë, në total 7 mijë.
“Brenda 3 mujve kemi shit 6500 pula, ndërkohë që investimet janë mbi 200 mijë euro”, tregon Suadi. /Albinfo.ch
The post Pas 16 vjete në Gjermani, mërgimtari kthehet në Kosovë dhe hap fermën e pulave appeared first on Albinfo.