Pas fjalëve të Eglit, Olsi nuk ndalet: Pse po më zë lemza

Banorja e spektaklit televiziv “BBVA4”, Egli Tako e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë ish-partnerin e saj, Olsi Bylyku, i cili njihet si aktor humori dhe këngëtar. Megjithatë ajo ka refuzuar të tregojë arsyen e ndarjes, duke theksuar se “më mirë që ndodhi pa bërë një fëmijë”. Më tej, ajo u tregua mirënjohëse për periudhën […]

Pas fjalëve të Eglit, Olsi nuk ndalet: Pse po më zë lemza

Banorja e spektaklit televiziv “BBVA4”, Egli Tako e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë ish-partnerin e saj, Olsi Bylyku, i cili njihet si aktor humori dhe këngëtar.

Megjithatë ajo ka refuzuar të tregojë arsyen e ndarjes, duke theksuar se “më mirë që ndodhi pa bërë një fëmijë”.

Më tej, ajo u tregua mirënjohëse për periudhën e bukur që ka kaluar me Olsin.

Së fundmi, ai ka reaguar me një ‘story’, në rrjetin social “Instagram”, ku ndjekësit e kanë aluduar si një ‘kunjë’, ndaj Eglit.

“Pse m’ka kap lemza?”-ka shkruar Bylyku krahas fotos së tij.