Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku publikon këngë të re
Këngëtarja Parashqevi Simaku ka publikuar këngën e saj të parë pas një shkëputjeje të gjatë disa vjeçare. Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër. Video u publikua në rrjetet sociale Elton Ilirjani, personi që ka qëndruar pranë saj, […]

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka publikuar këngën e saj të parë pas një shkëputjeje të gjatë disa vjeçare.
Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër.
Video u publikua në rrjetet sociale Elton Ilirjani, personi që ka qëndruar pranë saj, teksa artistja po rindërton jetën pasi u largua nga stacioni i trenit në New York, ku qëndronte prej kohësh.