Pas tërheqjes të fituesit të Sanremo, zbulohet kush do e përfaqësojë Italinë në Eurovizion

Ditën e djeshme fituesi i Sanremo-s 2025, Federico Olivieri ose i njohur me emrin e artit Olly njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësimi i Italisë në Eurovision e cila do të mbahet në Bazel. Ndërsa, bëhet me dije se ai që do të zëvëndësoj fituesin është Lucio Corsi, me këngën “Volevo essere un duro”, i […]

Pas tërheqjes të fituesit të Sanremo, zbulohet kush do e përfaqësojë Italinë në Eurovizion

Ditën e djeshme fituesi i Sanremo-s 2025, Federico Olivieri ose i njohur me emrin e artit Olly njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësimi i Italisë në Eurovision e cila do të mbahet në Bazel.

Ndërsa, bëhet me dije se ai që do të zëvëndësoj fituesin është Lucio Corsi, me këngën “Volevo essere un duro”, i cili është renditur në vendin e dytë me një diferencë prej 0.45% të votave nga publiku dhe juria e festivalit.

“Shihemi në Eurovision. Gjithmonë i kam ndjekur kitarat duke ikur nga kutitë e tyre, pianot e tyre me vullnetin e tyre Faleminderit edhe të gjithëve, jam shumë i lumtur”, është shprehur ai në Instagram.

Eurovision Song Contest 2025 do të mbajë edicionin e 69-të, ndërsa do të zhvillohet në Basel të Zvicrës, në datat 13 dhe 15 maj gjysmëfinalja dhe finalja më datë 17 maj.