Pashka Ortodokse, Kryeparlamentarja Nikolla uron besimtarët: Krishti u ringjall për të gjithë ne
Welcome to Kosova TodayBesimtarët ortodoksë festojnë ditën e nesërme më 5 maj, Pashkët. Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit. “Rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të […]
Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e nesërme më 5 maj, Pashkët.
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit.
“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”, shkruan në urimin e saj Lindita Nikolla.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Besimtar Pashk Kryetarja Parlamentit Lindita Nikolla Krishtit Jezusi
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Besimtar Pashk Kryetarja Parlamentit Lindita Nikolla Krishtit Jezusi