PDK: Presim rezultate edhe më të mira
“Jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet edhe më mirë sesa që pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit-polleve”, ka thënë Blerand Stavileci The post PDK: Presim rezultate edhe më të mira appeared first on Albinfo.

Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së për zgjedhjet e 2025-s, ka thënë se kjo parti konsideron që rezultatet finale do ta paraqesin këtë parti më mirë se rezultatet e projeksioneve dhe Exit Poll-eve të publikuara menjëherë pas zgjedhjeve.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se zgjedhjet ishin fitore për vendin.
“Jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet edhe më mirë sesa që pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit-polleve”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas projeksionit të KOHËS për rezultatin e zgjedhjeve, PDK-ja ka dalë e dyta me 21.3 për qind të votave. Vetëvendosje prin me 42.3.
The post PDK: Presim rezultate edhe më të mira appeared first on Albinfo.