Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

Shqipëria dhe Italia pritet që të zhvillojnë një mbledhje të përbashket mes dy qeverise. Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhje pritet që të zhvillohet në mes të muajit nëntor, në kryeqyteti italian, Romë. Ndërkohë një ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të […] The post Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë appeared first on Ditar.al.

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

Shqipëria dhe Italia pritet që të zhvillojnë një mbledhje të përbashket mes dy qeverise. Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhje pritet që të zhvillohet në mes të muajit nëntor, në kryeqyteti italian, Romë.

Ndërkohë një ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha, si shëndetësi, arsim, energji dhe siguri.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të krijojë një kuadër të qëndrueshëm dhe të strukturuar për bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe investime të reja në sektorë strategjikë.

Pikërisht kjo marrëveshje pritet që të nënshkruhet mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe asaj italiane, Giorgia Meloni.

Për Italianë, kjo do të jetë mbledhja e parë me nje qeveri që është jashtë Bashkimit Europian.

Bashkëpunimi strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë përfshin këto fusha:

Kujdesi shëndetësor
Energjia
Mjedisi
Industria e sigurisë dhe mbrojtjes
Menaxhimi i migracionit
Arsimi
Inovacioni
Diaspora
Transformimi ekonomik
Rritja inteligjente

The post Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë appeared first on Ditar.al.