Për një javë në Prishtinë u realizuan 279 urdhëresa të gjykatës dhe u shqiptuan mbi 3 mijë gjoba

Welcome to Kosova Today

Në Prishtinë gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës ka realizuar 279 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin […]

Për një javë në Prishtinë u realizuan 279 urdhëresa të gjykatës dhe u shqiptuan mbi 3 mijë gjoba

Në Prishtinë gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës ka realizuar 279 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3201 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 279 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook, shkruan Klan Kosova.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.

​“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.  Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Prishtin Policia Kosov Facebook Kosova Konform

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Prishtin Policia Kosov Facebook Kosova Konform

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online