Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune në Gramsh. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.

Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar. Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

The post Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.