Përfundon takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e Quint-it 

Welcome to Kosova Today

Ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, dhe ambasadorëve të shteteve të Quint-it në Kosovë, dhe ambasadorit të BE-së. 19:02 – Kurti del nga takimi me ambasadorët, ata vijojnë të jenë brenda Kryeministri Albin Kurti është parë duke dalë nga takimi me ambasadorët e QUINT-it. […]

Përfundon takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e Quint-it 

Ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, dhe ambasadorëve të shteteve të Quint-it në Kosovë, dhe ambasadorit të BE-së.

19:02 – Kurti del nga takimi me ambasadorët, ata vijojnë të jenë brenda

Kryeministri Albin Kurti është parë duke dalë nga takimi me ambasadorët e QUINT-it.

Ndërkaq, ambasadorët po vazhdojnë së qëndruari brenda ambienteve të Presidencës.

Krerët e shtetit, përshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, dhe kryeministrin Albin Kurti, janë takuar sot me ambasadorët. Raportohet se takimi është mbajtur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Albin Kurti del nga takimi me ambasadorët e Quint-it, i cili po mbahet në Zyrën e Presidentes Vjosa Osmani. Në takim është edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Foto: Klankosova.tv

18:25 – Edhe Kurti e Konjufca në takimin e Osmanit me Quint-in

Presidenca e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar takimin për të cilin pak më parë raportoi Klankosova.tv.

Ndërkaq, në takim thuhet se po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Presidenca/KlanKosova/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Vjosa Osmani Glauk Konjufca Albin Kurti Quint Kosov Kryeministri QUINT Presidenc Raportohet Evrop Presidentes Kuvendit Klankosova Osmanit Presidenca Facebook Takimi Kryetarit Kryeministrit KlanKosova

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Vjosa Osmani Glauk Konjufca Albin Kurti Quint Kosov Kryeministri QUINT Presidenc Raportohet Evrop Presidentes Kuvendit Klankosova Osmanit Presidenca Facebook Takimi Kryetarit Kryeministrit KlanKosova

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online