Përmirësohet shëndeti i Papës/ Vatikani: U ngrit për të konsumuar mëngjesin

Shëndeti i Papa Françeskut ka treguar një përmirësim të lehtë në ditën e tij të 7 në spital thuhet në një njoftim zyrtar të lëshuar nga Vatikani. Ati I shenjtë që u shtrua në spitalin Gemelli të Romës javën e shkuar u ngrit vetë mëngjesin e kësaj të enjteje për tu ulur në kolltuk dhe [...]Read More...

Përmirësohet shëndeti i Papës/ Vatikani: U ngrit për të konsumuar mëngjesin

Shëndeti i Papa Françeskut ka treguar një përmirësim të lehtë në ditën e tij të 7 në spital thuhet në një njoftim zyrtar të lëshuar nga Vatikani.

Ati I shenjtë që u shtrua në spitalin Gemelli të Romës javën e shkuar u ngrit vetë mëngjesin e kësaj të enjteje për tu ulur në kolltuk dhe për të konsumuar vaktin e parë të ditës.

Përgjatë kësaj jave Papa Francesku u diagnostikua me pneumoni në të dy mushkëritv e tij. Të mërkurën Atin e Shenjtë e vizitoi Kryeministria Italiane Giorga Meloni e cila deklaroi se ishte e lumtur që papa ishte I vetëdijshëm dhe pati mundësinë që të bisedonte me të dhe madje të bënte edhe humor.

Testet e Gjakut të vlerësuara nga Stafi mjekësor tregojnë një përmirësim të lehtë, veçanërisht në indekset inflamatore thuhej në njoftimin e Vatikanit. Në nisje të kësaj jave vatikani kishte deklaruar se radiografia e mushkërive të Papës tregoi një pamje komplekse që tashmë duket së është përmirësuar.

Pneumonia është një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë mushkëritë, duke shkaktuar dhimbje gjoksi dhe duke krijuar vështirësi serioze ne  frymëmarrjen./abcnewsa.l