Përparim Rama i bashkohet nismës për drejtësi për krerët e UÇK-së, firmos në mbështetje të tyre

Përparim Rama i bashkohet nismës për drejtësi për krerët e UÇK-së, firmos në mbështetje të tyre

Në kuadër të iniciativave në mbështetje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët mund të shprehin mbështetjen e tyre.

Në mbështetje të kësaj iniciative, sot Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ekipin e tij, iu bashkua simbolikisht fushatës.

“Në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të shprehin mbështetjen e tyre.

Sot, Kryetari i Kryeqytetit, së bashku me ekipin e Kryeqytetit, do të bashkohen simbolikisht me këtë iniciativë, duke nënshkruar në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së. Data: E premte, 28 gusht 2026. Ora: 14:00. Vendi: Hapësira publike pranë Reporting House”, thuhet në njoftimin e komunës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.