Person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë

Person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me njësitë lokale të rajonit të Gjakovës, ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar përmes INTERPOL-it.

Personi i arrestuar, H.M., është shtetas kosovar dhe kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes një urdhëri arrest ndërkombëtar. Dyshimi i tij lidhet me veprën penale të klasifikuar si vjedhje e rëndë.

Pas arrestimit, H.M. u vu nën ndalim policor për 48 orë, sipas urdhërit të Prokurorit Kujdestar. Procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë në koordinim me autoritetet kompetente.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.