Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në ceremoni marrin pjesë Konjufca dhe Cassis

Zvicra do të përurojë zyrtarisht objektin e ri të Ambasadës së saj në Kosovë, në një ceremoni ku do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe homologu i tij zviceran, Ignazio Cassis, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Konjufca, i cili ka njoftuar se ceremonia do të mbahet gjatë pasdites, në kuadër të vizitës së ministrit të Jashtëm të Zvicrës në Kosovë.
Përurimi i ambienteve të reja vjen si pjesë e konsolidimit të pranisë diplomatike të Zvicrës në Kosovë, ndërsa ambasada tashmë ushtron veprimtarinë e saj në lokacionin e ri në Prishtinë.
Ky zhvillim shënon një tjetër moment në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat karakterizohen nga bashkëpunimi i ngushtë politik, ekonomik dhe lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve./Albinfo.ch
The post Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në ceremoni marrin pjesë Konjufca dhe Cassis appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



