PKK shpall armëpushim me Turqinë

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) njoftoi një armëpushim me Turqinë, duke i dhënë fund një lufte që ka zgjatur për 41 vjet, pas thirrjes së themeluesit dhe udhëheqësit të saj Abdullah Ocalan. Në një deklaratë, PKK tha se shpresonte se Turqia do të lironte Oçalanin, i cili ka qenë i burgosur në izolim që [...]Read More...

PKK shpall armëpushim me Turqinë

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) njoftoi një armëpushim me Turqinë, duke i dhënë fund një lufte që ka zgjatur për 41 vjet, pas thirrjes së themeluesit dhe udhëheqësit të saj Abdullah Ocalan.

Në një deklaratë, PKK tha se shpresonte se Turqia do të lironte Oçalanin, i cili ka qenë i burgosur në izolim që nga viti 1999, në mënyrë që të mund të udhëheqë një proces çarmatimi. Kjo deklaratë vjen pas thirrjes për t’i dhënë fund katër dekadave lufte të armatosur në Turqinë juglindore, në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Njoftimi erdhi gjithashtu disa muaj pasi Devlet Bahçeli, kreu i partisë ultra-nacionaliste të Turqisë MHP dhe një aleat i qeverisë turke, nisi një nismë për t’i dhënë fund konfliktit.

Oçalan takoi deputetë nga një parti pro-kurde këtë javë në Imrali, një ishull në Detin Marmara, në jug-perëndim të Stambollit, ku ai është i burgosur.

Grupi ka zhvilluar një kryengritje që nga viti 1984, me synimin për të krijuar një atdhe për kurdët, të cilët përbëjnë rreth 20% të 85 milionë banorëve të Turqisë. Ai është i ndaluar si një grup terrorist në Turqi, BE, Britani të Madhe dhe SHBA./abcnews.al