Plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Shkodër! Identifikohet i plagosuri

Plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Shkodër! Identifikohet i plagosuri

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të martë në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur Taulant Hoti.

Hoti ndodhej duke pirë kafen e mëngjesit kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte i maskuar. Ai ka marrë plagë në këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes teksa ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Shtoj. Hoti është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga bën me dije se i plagosuri do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit nga këmba.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para

The post Plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Shkodër! Identifikohet i plagosuri appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.