Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës ka shpalllur në kërkim një person. Ai dyshohet për dy vepra penale ‘’Vjedhje e rëndë dhe vjedhje në tentativë’’. ‘’Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të kryeqytetit, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në

Policia e Kosovës ka shpalllur në kërkim një person. Ai dyshohet për dy vepra penale ‘’Vjedhje e rëndë dhe vjedhje në tentativë’’.
‘’Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të kryeqytetit, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprat penale : Vjedhja e rëndë dhe Vjedhja në tentativë’’.
Lidhur me këtë Policia po kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.
‘’Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në disa lagje të kryeqytetit, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim’’, thuhet në njoftim.