Policia konfirmon 109 të plagosur nga aksidenti gjatë paradës së FC Liverpool
Numri i personave të plagosur kur një makinë përplasi turmën gjatë paradës së fitores së Liverpool FC në Premier League është rritur në 109, kanë konfirmuar autoritetet policore. Rreth orës 18:00 më 26 maj, policia u njoftua për një incident në rrugën Water Street, ku një automjet përplasi me turmën e tifozëve që festonin kthimin [...]Read More...

Numri i personave të plagosur kur një makinë përplasi turmën gjatë paradës së fitores së Liverpool FC në Premier League është rritur në 109, kanë konfirmuar autoritetet policore.
Rreth orës 18:00 më 26 maj, policia u njoftua për një incident në rrugën Water Street, ku një automjet përplasi me turmën e tifozëve që festonin kthimin e ekipit në qytet.
Ndër të plagosurit ishte edhe një fëmijë nëntëvjeçar, një nga viktimat më të vogla të incidentit.
Paul Doyle, 53 vjeç, u paraqit të premten në Gjykatën e Magjistratëve dhe në Gjykatën e Lartë të Liverpool-it, ku përballet me shtatë akuza, përfshirë plagosje të rëndë trupore me dashje, përpjekje për të shkaktuar plagosje të rëndë dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.
I pandehuri, një ish-marins dhe baba i tre fëmijëve, do të dalë sërish në gjykatë më 14 gusht për seancën e pranimit të fajësisë.
Fillimisht, policia kishte raportuar për 79 të plagosur në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje. Ky numër është rritur pasi janë identifikuar edhe persona të tjerë me lëndime të lehta që janë paraqitur vetë në spital, konfirmoi policia. / abcnews.al