Presidenca: Mbyllja e UNMIK-ut, kërkesë e kahershme e Osmanit në KS të OKB-së

Dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe ndër të tjera thanë se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mbyllet. Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina tha se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Vjosa

Presidenca: Mbyllja e UNMIK-ut, kërkesë e kahershme e Osmanit në KS të OKB-së

Dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe ndër të tjera thanë se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mbyllet.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina tha se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Vjosa Osmani.

“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e Presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, tha Kupina.

Përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë mbrëmë e kërkoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.