Presidenca: S’kemi pranuar ende asnjë letër nga Kuvendi
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Ai tha se lidhur me këtë do t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, rreth asaj se si duhet të vazhdohet tutje. “Detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Ai tha se lidhur me këtë do t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, rreth asaj se si duhet të vazhdohet tutje.
“Detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”, ka deklaruar Dehari.
Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, ka folur për “Front Online” duke thënë se deri më tani nuk ka asnjë letër nga Kuvendi.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, deklaroi Kupina.