Presidenti izraelit: Ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme dhe sfiduese
Presidenti i Izraelit e ka quajtur sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tre objekteve bërthamore në Iran si ‘historik”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump tha se objektivat e sulmit ishin objektet bërthamore të njohura si “Natanz”, “Esfahan” dhe objekti o pasurimit të uraniumit “Fordow”. Isaac Herzog thotë se fjalët e Trump [...]Read More...

Presidenti i Izraelit e ka quajtur sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tre objekteve bërthamore në Iran si ‘historik”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump tha se objektivat e sulmit ishin objektet bërthamore të njohura si “Natanz”, “Esfahan” dhe objekti o pasurimit të uraniumit “Fordow”.
Isaac Herzog thotë se fjalët e Trump tregojnë “aleancën e thellë dhe të guximshme” midis SHBA-së dhe Izraelit.
Por ai paralajmëron gjithashtu se “fushata nuk ka mbaruar”, duke shtuar se “ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme, komplekse dhe sfiduese”, dhe u bën thirrje izraelitëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve që shpëtojnë jetë.