Presidentja Osmani i kthen përgjigje Deharit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh
Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje Kryesuesit të seancës, Avni Deharit, lidhur me shkresën që i ka dërguar sot për dështimin e seancës konstituive dje. Në letrën e dërguar për media, Osmani u ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet nesër. “Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje Kryesuesit të seancës, Avni Deharit, lidhur me shkresën që i ka dërguar sot për dështimin e seancës konstituive dje.
Në letrën e dërguar për media, Osmani u ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet nesër.
“Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi.”, thuhet në letër.