Procesohen 100% e vendvotimeve, KQZ përditëson rezultatin preliminar të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë. Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve. Sipas këtyre rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%., Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%, Lidhja Demokratike e Kosovës 147,888 vota apo 17.63 përqind dhe koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46%.