Propozohet një plan i ri i armëpushimit Izrael-Gaza

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit Izrael-Hamas i tha BBC-së se ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit kanë propozuar një formulë të re për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Sipas zyrtarit, ai parashikon një armëpushim që zgjat nga pesë deri në shtatë vjet, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në [...]Read More...

Propozohet një plan i ri i armëpushimit Izrael-Gaza

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit Izrael-Hamas i tha BBC-së se ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit kanë propozuar një formulë të re për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Sipas zyrtarit, ai parashikon një armëpushim që zgjat nga pesë deri në shtatë vjet, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, një fund formal të luftës dhe një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza.

Kështu, një delegacion i lartë i Hamasit do të mbërrinte në Kajro për konsultime. Armëpushimi i fundit u “rrëzua” një muaj më parë kur Izraeli rifilloi bombardimin e Gazës, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për dështimin për të vazhduar.

Izraeli nuk ka komentuar mbi planin e ndërmjetësve.