Protesta para bashkisë së Tiranës, Berisha: Është rruga drejt fitores

Welcome to Kosova Today

Nesër në orën 16:30 opozita do të protestojë përsëri para bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimeve të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lidhur me kompaninë “5D”. Në fjalimin para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që nuk janë anëtarë të […]

Protesta para bashkisë së Tiranës, Berisha: Është rruga drejt fitores

Nesër në orën 16:30 opozita do të protestojë përsëri para bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimeve të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lidhur me kompaninë “5D”.

Në fjalimin para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që nuk janë anëtarë të PD që të protestojnë kundër Veliajt.

Berisha thotë se protesta është rruga për të rrëzuar Veliajn dhe qeverinë “Rama” si dhe për të çuar opozitën drejt fitores.

“Thirrja e Berishës: Të mblidhemi të gjithë nesër, duke ruajtur identitetin tonë, në një aleancë të vlerave që besojmë Të dashur miq, opozita është bashkë. Opozita është në këmbë. Opozita është gati për fitore. Por sot, përsëri në emër tuaj dhe të PD, dua t’i bëj thirrje çdo force opozitare që nuk është bashkuar ende në këtë betejë, çdo aktivisti opozitar, çdo qytetari me dinjitet, çdo lëvizjeje opozitare të gjithë organizatave të vërteta të shoqërisë civile që nuk janë satelite të partisë së krimit, të jeni kundra Edi Ramës nuk do të thotë detyrimisht që jeni me ne. Por vetëm me ne, ju mund ta rrëzoni Edi Ramën. Vetëm bashkë ne mund të rrëzojmë Edi Ramën. Prandaj të mblidhemi të gjithë nesër, duke ruajtur identitetin tonë, në një aleancë të vlerave që besojmë. Kundër aleancës së qelbësirave të Ramës. Në një aleancë patriotësh, kundër aleancës së tradhtarëve si Edi Rama. Në një aleancë vlerash, aleancë për pluralizmin, aleancë për zgjedhje të lira, aleancë për kulturën shqiptare, por mbi të gjitha, aleancë për fitore sepse bashkë ne fitojmë! Prandaj nesër, në ora 16:30, ta bëjmë shembull kryehajdutin e Tiranës. Ta varim në shtyllën e turpit të historisë. Të çlirojmë bashkinë nga kalbësira dhe e keqja. O sot o kurrë. Më të fortë se herën e fundit. Më të shumtë se herën e fundit. Më të vendosur se herën e fundit. Fitorja po na pret”,-tha Berisha./Opinion.al

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Tiran Erion Veliaj Berisha Veliajt Veliajn Thirrja Berish Opozita Prandaj Fitorja Opinion

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Tiran Erion Veliaj Berisha Veliajt Veliajn Thirrja Berish Opozita Prandaj Fitorja Opinion

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online