Protestuesit marshojnë në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

Protestuesit marshojnë në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec
Protestuesit që prej më shumë se dy javësh po kundërshtojnë projektin e investimit në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë kanë nisur ditën e 16-të të protestës me një marshim në Tiranë. Aktivistët kanë paralajmëruar se do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para ndërtesës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga aktivistë dhe pjesëmarrës të protestës.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit. Aktivisti Kola bëri të ditur se organizimi i marshimit po udhëhiqet nga të rinjtë, ndërsa paralajmëroi masa shtesë për të shmangur incidentet e mundshme.
“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do të kujdesemi edhe për të shmangur incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’”, deklaroi ai.
Protestat kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë kanë filluar para 16 ditësh në Tiranë, Vlorë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Aktivistët kanë shqetësime për ndikimin mjedisor dhe çështjet e pronësisë së tokës, duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Projekti është lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas të dhënave zyrtare, zona në Zvërnec figuron në pronësi të kompanisë Albania Land Development, e regjistruar më 27 maj 2025 në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Ndërkohë, të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pronarë të kompanisë janë vëllezërit Mohamadmoataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat.
Më 29 prill, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për punime rrethimi dhe aktivitete përgatitore për ndërtimin e rrugëve të aksesit në zonën e Zvërnecit, një vendim që ka nxitur reagime dhe kundërshtime nga aktivistët dhe organizatat mjedisore.
Me pak fjalë
Protestuesit kanë nisur ditën e 16-të të protestës kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec, duke marshuar në Tiranë. Aktivistët kërkojnë anulimin e projektit dhe dorëheqjen e qeverisë së Edi Rama, duke shqetësuar për ndikimin mjedisor dhe pronësinë e tokës.
Personat e përmendur
- Edi Rama - Edi Rama
- Jared Kushner - Jared Kushner
- Donald Trump - Donald Trump
- Kola
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




