PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka

Për të katërtën javë me radhë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Këtij aksioni i janë bashkuar edhe aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka. Pas përfundimit të protestës, përfaqësuesit e tyre pritet të deklarohen për media.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



