Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së

Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së

Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket se është shuar pas disa çastesh, ndërsa flakë janë shfaqur edhe në dritaren e së njëjtës ministri.

Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për t’i shpërndarë.

Ndërkohë, efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së Partisë Socialiste dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll.

Një protestues i maskuar është parë duke qëlluar me llastiqe në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, e gjithë zona pranë selisë së PS-së dhe Bankës së Shqipërisë është mbuluar nga gazi lotsjellës.

1 / 2

The post Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.