Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë.
Një turmë e madhe e të rinjve protestues janë afruar duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të selisë së PS, ndërkohë që kordoni i policisë më i paktë në numër ka bërë një hap pas duke mos arritur të shmangim sulmin.
Polica ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve të cilët janë shpërndarë në zonën rreth Bankës së Shqipërisë dhe Rrugës së Kavajës.
The post Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



