Pse dënohet gjuha e urrejtjes në Gjermani?
Në Gjermani ekziston liria e shprehjes. Ligji themelor, kushtetuta gjermane, e garanton atë në nenin 5. Megjithatë aty theksohet, se kjo liri ka edhe kufij. Për shembull, për të mbrojtur të rinjtë, privatësinë apo dinjitetin personal. Në veçanti, mbrojtja e dinjitetit personal luan një rol të madh në traditën ligjore gjermane, thotë avokati Ralf Poscher, drejtor i Institutit […] The post Pse dënohet gjuha e urrejtjes në Gjermani? appeared first on Albinfo.

Në Gjermani ekziston liria e shprehjes. Ligji themelor, kushtetuta gjermane, e garanton atë në nenin 5. Megjithatë aty theksohet, se kjo liri ka edhe kufij. Për shembull, për të mbrojtur të rinjtë, privatësinë apo dinjitetin personal.
Në veçanti, mbrojtja e dinjitetit personal luan një rol të madh në traditën ligjore gjermane, thotë avokati Ralf Poscher, drejtor i Institutit Max Planck për Studimin e Krimit, Sigurisë dhe Ligjit në Freiburg. “Kjo e ka prejardhjen nga shoqëria klasore, në të cilën nderi ishte shumë rëndësishëm. Dhe këto koncepte të nderit, të cilat u adoptuan edhe nga borgjezia, janë bërë pjesë e sistemit tonë ligjor.”
Në Gjermani është vepër penale të ofendosh të tjerët. Ju gjithashtu nuk mund të përhapni gënjeshtra që poshtërojnë të tjerët. Kjo do të thotë se liria e shprehjes është shumë më e kufizuar në Gjermani sesa në SHBA, thotë Nadine Strossen, profesore në Shkollën Juridike të Nju Jorkut. Ish-presidentja e Unionit Amerikan të Lirive Civile (ACLU) konsiderohet një mbrojtëse e rreptë e lirisë së shprehjes.
“Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara është ligji kombëtar që mbron më së shumti fjalën e lirë në botë”, thekson Strossen. Ky amendament ndalon ligjet që kufizojnë lirinë e fjalës. Që do të thotë se fyerjet dhe gënjeshtrat që dëmtojnë reputacionin tuaj mbulohen në masë të madhe nga liria e fjalës. “Edhe nëse besoni se një mesazh është urrejtës, ekstremist ose nxit dhunën, vetëm kjo nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme për të justifikuar shtypjen e tij në vendin tonë.”
The post Pse dënohet gjuha e urrejtjes në Gjermani? appeared first on Albinfo.