Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë të madhe pjekjeje, hidhni së bashku patëllxhanët, kungujt e njomë dhe specat me gjysmën e rozmarinës së grirë, gjysmën e hudhrës, 2 lugë vaj dhe pak erëza. Përhapni perimet në një shtresë, më pas piqini në furrë për 20 minuta. Ndërkohë përzieni së bashku pjesën e mbetur të […] The post Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime appeared first on Neps.al.

Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë të madhe pjekjeje, hidhni së bashku patëllxhanët, kungujt e njomë dhe specat me gjysmën e rozmarinës së grirë, gjysmën e hudhrës, 2 lugë vaj dhe pak erëza. Përhapni perimet në një shtresë, më pas piqini në furrë për 20 minuta.
Ndërkohë përzieni së bashku pjesën e mbetur të rozmarinës, hudhrën dhe vajin. Prisni secilin nga gjokset e pulës 4-5 herë me një thikë të mprehtë, lyejini me vajin e aromatizuar, kriposini dhe lërini mënjanë për 15 minuta.
Pasi perimet të jenë gatuar për 20 minuta, përzieni domatet. Bëni hapësira në tavë e pjekjes dhe vendosini gjokset e pulës mes perimeve. Mbi çdo gjoks pule vendosni një degë rozmarine. Kthejeni tavën në furrë për 18-20 minuta, derisa mishi i pulës të jetë pjekur dhe perimet të karamelizohen lehtë. Shërbejeni me disa patate të reja, nëse dëshironi.
The post Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime appeared first on Neps.al.