Putin: Dakord me armëpushimin, por…/ Presidenti rus: Kërkojmë paqe afatgjatë, nuk lëshojmë territore

Një armëpushim në Ukrainë “duhet të jetë ai që çon në paqe afatgjatë dhe adreson shkaqet rrënjësore të konfliktit”. Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin. Ai shtoi se “Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare [...]Read More...

Putin: Dakord me armëpushimin, por…/ Presidenti rus: Kërkojmë paqe afatgjatë, nuk lëshojmë territore

Një armëpushim në Ukrainë “duhet të jetë ai që çon në paqe afatgjatë dhe adreson shkaqet rrënjësore të konfliktit”.

Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin.

Ai shtoi se “Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare të krizës”,

Putin vazhdoi duke iu referuar vizitës së tij në rajonin e Kurskut dje dhe e përshkroi situatën atje si “plotësisht nën kontrollin e tyre”.

Ai u shpreh se forcat ruse janë tani në ofensivë në të gjitha zonat e fronit dhe në këto kushte pohoi Putin do ishte e udhës që Ukraina të arrijë një armëpushim për 30 ditë. Putin  ka thënë se ushtria ukrainase ka humbur luftën atje, derisa shtoi se për ushtarët e mbetur ekziston “dorëzimi ose vdekja”. “Në rrethana të tilla, do të ishte mirë që Ukraina të arrijë një armëpushim 30-ditor”, theksoi ai.