LSDM pyetje Mickoskit: Pse po mbroni Stoilkoviqin, Mlladiqi a është “gjenerali juaj”?!

LSDM pyetje Mickoskit: Pse po mbroni Stoilkoviqin, Mlladiqi a është “gjenerali juaj”?!

Partia opozitare LSDM përmes një kumtese me shkrim ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar se po hesht me qëllim dhe po refuzon të kërkojë përgjegjësi nga ministri Ivan Stoilkoviç, pas glorifikimit të tij, siç thonë ata, të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq.

Nga kjo parti porosisin në mënyrë decizive se personat që relativizojnë krimet e luftës dhe glorifikojnë kriminelët e dënuar nuk duhet të ushtrojnë funksione publike.

Për më tepër, nga LSDM-ja theksojnë se në rastin konkret ka edhe elemente të veprës penale në bazë të Kodit Penal, e cila ka të bëjë me miratimin ose arsyetimin e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.

„Mickoski duhet të përgjigjet publikisht: A pajtohet me qëndrimet e ministrit të tij Ivan Stoilkoviç? A është Ratko Mladiq edhe ‘gjenerali’ i tij? Nëse nuk pajtohet, atëherë le t’i dënojë këto qëndrime dhe t’i shkarkojë Stoilkoviçin dhe Kitanoviçin. Apo nuk guxon, sepse nuk ka leje për Stoilkoviçin?“, pyesin nga LSDM.

Opozita paralajmëron se këto provokime nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një strategjie më të gjerë të cilën e quajnë operacioni „Përroska“ (ose „Fundërrina“). Sipas LSDM-së, qëllimi i këtij operacioni është krijimi i tensioneve, provokimeve etnike dhe ndarjeve mes qytetarëve, ndërsa i njëjti, siç pretendojnë, zbatohet me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Si pjesë e së njëjtës matricë, nga LSDM-ja i theksojnë edhe fushatat publike plot fyerje dhe çnjerëzim të udhëhequra nga Dragan Pavloviç – Latas, si dhe hyrjen e dyshimtë të, siç e quajnë, „makinerisë mediatike serbe“ përmes mediave Euronews dhe Alo.
„Asgjë nuk është rastësi. Kjo është politikë e vetëdijshme e Mickoskit dhe grupit të tij – ta mbajnë Maqedoninë larg BE-së, në izolim, dhe më afër forcave autoritare dhe ndikimeve lindore“, përfundojnë nga LSDM-ja.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.