PZAP pranon gjashtë ankesa nga subjektet politike, ja kur do të merret vendimi

Të shtunën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) e ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ky rezultat ka qitë të parën Lëvizjen “Vetëvendosje” me 42.30%, Partinë Demokratike të Kosovës të dytën me 20.95%, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27%, derisa AAK-Nisma ka arritur në 7.06%. Me këto përqindje që kanë fituar, Lëvizja

PZAP pranon gjashtë ankesa nga subjektet politike, ja kur do të merret vendimi

Të shtunën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) e ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ky rezultat ka qitë të parën Lëvizjen “Vetëvendosje” me 42.30%, Partinë Demokratike të Kosovës të dytën me 20.95%, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27%, derisa AAK-Nisma ka arritur në 7.06%.

Me këto përqindje që kanë fituar, Lëvizja “Vetëvendosje” ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, ndërsa PDK-ja 24, LDK 20 vende dhe koalicioni AAK-Nisma vetëm 8 vende.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, disa subjekte politike janë ankuar të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), që lidhen pikërisht me procesin dhe rezultatet.

Të pyetur nga “Front Online” nga PZAP kanë thënë se nga shpallja e rezultateve kanë pranuar gjashtë ankesa nga partitë politike.

“PZAP  – i në lidhje me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ ka pranuar 6 ankesa. Pzapi ka vend për të gjitha ankesat të cilat kanë të bëjnë me shpalljen e rezultateve përfundimtare si dhe vendimet janë të publikuara në webfaqe të PZAP-it”, thuhet në përgjigje.

Tri ankesa janë bërë në PZAP nga një kandidat i PDK-së, një ankesë nga PDAK-LPB si dhe dy ankesa nga LVV.

Teksa kanë kaluar 48 orë, afati për parashtrimin e ankesave ka përfunduar pasditen e së hënës, në orën 17:00. Pas kësaj parashihet që PZAP-ja duhet të marrë vendim brenda 96 orëve nga parashtrimi i ankesës.