PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulim të votave me postë për LDK-në

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje ku kërkonin anulimin e votave me postë për LDK-në dhe kandidatët e saj, si dhe rinumërimin e votave në Skenderaj. LVV kishte paraqitur ankesë duke kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për LDK-në dhe kandidatët e […] The post PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulim të votave me postë për LDK-në appeared first on Albinfo.

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulim të votave me postë për LDK-në

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje ku kërkonin anulimin e votave me postë për LDK-në dhe kandidatët e saj, si dhe rinumërimin e votave në Skenderaj.

LVV kishte paraqitur ankesë duke kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për LDK-në dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota dhe që këto të largoheshin nga rezultatet përfundimtare.

PZAP refuzoi edhe ankesën për manipulim të votave ndaj PDK-së, ku LVV-ja pati pretenduar se në vendvotimet në Skenderaj kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, në shumicën e vendvotimeve ka marrë 94% deri 100% të votave dhe këtë e kishte quajtur të pamundur “që kandidatët për kryeministër të kenë 100% të votave në vendvotime të caktuara”, transmeton albinfo.ch.

 

The post PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulim të votave me postë për LDK-në appeared first on Albinfo.