Qeveria e Kosovës miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria e Kosovës miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria e Kosovës miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit si një hap me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të vendit.

“Rikonstruktimi i Xhamisë së djegur të Ibrit, e cila njihet edhe si Xhamia e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, paraqet një hap me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si pjesë e identitetit historik dhe diversitetit kulturor të Kosovës”, deklaroi Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ai theksoi se kjo xhami ka vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe përfaqëson një simbol të bashkëjetesës, kujtesës dhe trashëgimisë së qytetit të Mitrovicës. “Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar rialokimin e 50 mijë eurove për realizimin e projektit të rikonstruktimit të saj, në përputhje me programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, shtoi ai.

Kurti theksoi se përmes këtij investimi synohet ruajtja dhe restaurimi i një objekti me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore për qytetarët dhe komunitetin lokal, i cili aktualisht ka nevojë për rindërtim.

Me pak fjalë

Qeveria e Kosovës ka miratuar rialokimin e 50 mijë eurove nga programi “Masat preventive” për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut. Projekti synon të ruajë trashëgiminë kulturore dhe fetare të vendit, duke u fokusuar në restaurimin e një simboli të bashkëjetesës dhe identitetit lokal.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.