Ramush Haradinaj për ditëlindjen e nënës: Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e cila sot feston ditëlindjen. Haradinaj ka shkruar fjalë emocionuese për të si nënë dëshmorësh – duke treguar se ditëlindjen e feston një ditë më herët pasi nesër është përvjetori i rënies së Luan […]

Ramush Haradinaj për ditëlindjen e nënës: Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e cila sot feston ditëlindjen.

Haradinaj ka shkruar fjalë emocionuese për të si nënë dëshmorësh – duke treguar se ditëlindjen e feston një ditë më herët pasi nesër është përvjetori i rënies së Luan Haradinajt.

Ai ka postuar në Facebook edhe një fotograif familjare të shënimit të ditëlindjes së ‘Nënës Rukë’.

Postimi i tij:

Të paçim përjetë Nana Rukë!

Sonte jemi mbledhur për ditëlindjen tënde, shumë prej të cilave i ke kaluar me kujtimin e mallin e pashuar për djemtë tu; Shkëlzenin, Luanin e Enverin, nipin Shqipdonin, Nanën Aze dhe gjyshen Zize, por që kurrë nuk u dorëzove e përherë e fortë qëndrove!

Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa.

E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë!

Të paçim Nanë!

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Haradinaj Haradinajt Facebook Postimi Sonte Luanin Enverin Shqipdonin Luanit Gjithmon

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Haradinaj Haradinajt Facebook Postimi Sonte Luanin Enverin Shqipdonin Luanit Gjithmon

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online