Rashiq dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes në Beograd vëzhgohet nga Kosova

Kosova i ndalon hyrjen Paunoviqit pas deklaratave kundër Kosovës
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviq, duke iu referuar gjuhës së urrejtjes që sipas tij vazhdon të dominojë udhëheqjen politike në Serbi.
Një ditë më parë, Kosova e ka shpallur person ‘non grata’ ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunoviq, pasi ajo deklaroi se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.
Vendimi për të ndaluar hyrjen e Paunoviqit në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe kalimin tranzit përmes saj, është marrë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Deklaratat e ministres serbe kanë shkaktuar reagime të shumta, duke u cilësuar si nxitje e urrejtjes dhe rikthim i retorikës së viteve të luftës.
Rashiq: Struktura politike në Beograd duhet të ndryshojë
Në një deklaratë për RTK-në, Nenad Rashiq ka shprehur tronditjen e tij për qëndrimet e Paunoviqit, duke vlerësuar se deklaratat e saj janë të papranueshme dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes.
“Kam qenë i shokuar në momentin kur e dëgjova se çfarë mund të thotë një zyrtare në një pozitë kaq të lartë. Kjo na dëshmon se kjo strukturë, e cila fatkeqësisht i ka uzurpuar institucionet në Beograd, duhet të ndryshojë sa më shpejt. Si njeri nuk mund ta kuptoj që edhe pas 27 vjetësh ende po merremi me të njëjtët njerëz dhe me të njëjtin vokabular, ku urrejtja është mekanizmi kryesor i veprimit politik. Mund t’ju them se jam i shokuar, para së gjithash si njeri”, tha Nenad Rashiq.
Ai shtoi se në krye të shtetit serb vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz që kanë qenë edhe para 30 vitesh, duke u nisur nga Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq. Sipas tij, qasja e tyre nuk ka ndryshuar, por vetëm metodat janë përshtatur me rrethanat e reja.
“Aktorë në estabilishmentin politik janë të njëjtë duke përfshirë prej presidenti Vuçiq e Ivica Daçiq, që janë aty për 35 vjet dhe unë nuk pres prej tyre dënim ose kritikë. Përkundrazi kjo po na sjellë në këtë situatë që po konstatojmë si çdo herë se kemi një diktaturë në Beograd. Ata njerëz duhet të ndryshohen sa ma shpejt që është e mundur sepse deklaratat e tyre mbi të gjitha dëmtojnë serbët e Kosovës”, shtoi Rashiq.
Me pak fjalë
Kosova ka ndaluar hyrjen e ministres serbe Snezana Paunoviq pas deklaratave të saj kundër Kosovës. Ministri Nenad Rashiq ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes që sipas tij vazhdon në udhëheqjen politike të Serbisë, duke theksuar se struktura politike në Beograd duhet të ndryshojë.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



