Real Madridi apo Bayern Munich, sonte kompletohet finalja e Championsit

Welcome to Kosova Today

Sonte është koha për ta mësuar skuadrën e dytë finaliste të Ligës së Kampionëve. Përballë njëra tjetrës do të vihen Real Madridi e Bayern Munich, dy gjigantët e futbollit evropian. Në këtë sfidë, të dy ekipet hyjnë të barabarta, pasi sfidën e parë të para një jave e mbyllën pa fitues 2:2. Për madrilenët dy […]

Real Madridi apo Bayern Munich, sonte kompletohet finalja e Championsit

Sonte është koha për ta mësuar skuadrën e dytë finaliste të Ligës së Kampionëve.

Përballë njëra tjetrës do të vihen Real Madridi e Bayern Munich, dy gjigantët e futbollit evropian.

Në këtë sfidë, të dy ekipet hyjnë të barabarta, pasi sfidën e parë të para një jave e mbyllën pa fitues 2:2.

Për madrilenët dy golësh realizoi Vinicius Junior, teksa për gjermanët Leroy Sane e Harry Kane nga pika e bardh.

Të dy skuadrat e kërkojnë kalimin në finale, i cili është synimi i vetëm sonte mbrëma në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Vikendin e kaluar, Reali e siguroi titullin e 36-të të La Ligas dhe synon një tjetër sukses në Ligën e Kampionëve.

Në krahun tjetër, Bayerni nuk ka pasur edicion të mirë, e ka humbur titullin e kampionit dhe është eliminuar nga kupat shtetërore dhe Championsi është synimi i vetëm i mbetur për ta.

Pra, Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Finalisti i sotëm do t’i bashkohet Borussia Dortmundit në finalen e 2 qershorit, pasi gjermanët eliminuan Paris-Saint-Germain.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Sonte Kampion Madridi Bayern Munich Vinicius Junior Leroy Harry Santiago Bernabeu Vikendin Reali Ligas Bayerni Championsi Munichut Finalisti Borussia Dortmundit Paris Saint Germain

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Sonte Kampion Madridi Bayern Munich Vinicius Junior Leroy Harry Santiago Bernabeu Vikendin Reali Ligas Bayerni Championsi Munichut Finalisti Borussia Dortmundit Paris Saint Germain

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online