Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Proces që do të na ndihmojë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët

Welcome to Kosova Today

Është mbajtur sot, takimi i shtatë i përbashkët, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, me qëllim, zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkërendimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve të Republikës. Ky takim, tema qenësore kishte Regjistrimin e Popullsisë që ka filluar nga dita e sotme si dhe koordinimin mes komunave dhe Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Në […]

Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Proces që do të na ndihmojë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët

Është mbajtur sot, takimi i shtatë i përbashkët, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, me qëllim, zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkërendimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve të Republikës.

Ky takim, tema qenësore kishte Regjistrimin e Popullsisë që ka filluar nga dita e sotme si dhe koordinimin mes komunave dhe Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në fjalën e tij hyrëse, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e nivelin e edukimit, do të na ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Duke theksuar nevojën për bashkëpunim mes Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave të Republikës, ai bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim të përbashkët në një ndërmarrje tejet të rëndësishme institucionale të vendit tonë.

“Angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.” u shpreh kryeministri.

Në këtë regjistrim të popullsisë, për herë të parë, është përfshirë pyetësori i dëmeve në ekonomitë familjare të popullit tonë nga lufta e viteve 1998/1999.

Qytetarët, do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Më saktësisht kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999.

Kryeministri deklaroi se është thelbësore që të bashkojmë forcat, për qëllimin e përbashkët për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila nuk do të na shërbejë vetëm neve, por edhe brezave që do të vijnë pas nesh.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Qeveris Republik Kosov Pushtetit Lokal Regjistrimin Popullsis Institutit Krimet Kryera Kryeministri Albin Kurti Agjencis Statistikave Angazhimi Qytetar

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Qeveris Republik Kosov Pushtetit Lokal Regjistrimin Popullsis Institutit Krimet Kryera Kryeministri Albin Kurti Agjencis Statistikave Angazhimi Qytetar

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online