Reuters: SHBA dhe Ukraina përgatiten të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet, Trump pritet ta shpallë atë në Kongres

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë vendosur të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet, sipas burimeve të cituara nga Reuters. Tre burime të ndryshme i thanë agjencisë se Donald Trump ka informuar këshilltarët e tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen gjatë fjalimit të tij në Kongres sonte. Megjithatë, ata theksuan se marrëveshja ende nuk është nënshkruar [...]Read More...

Reuters: SHBA dhe Ukraina përgatiten të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet, Trump pritet ta shpallë atë në Kongres

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë vendosur të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

Tre burime të ndryshme i thanë agjencisë se Donald Trump ka informuar këshilltarët e tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen gjatë fjalimit të tij në Kongres sonte.

Megjithatë, ata theksuan se marrëveshja ende nuk është nënshkruar dhe situata është fluide.

Kujtojmë se nënshkrimi i marrëveshjes u shty javën e kaluar, pas takimit të tensionuar të Volodymyr Zelensky me Donald Trump dhe zëvendës presidentit J.D. Vance në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët të martën, Zelensky postoi në “X” se Ukraina ishte gati të nënshkruante marrëveshjen ndërsa shprehu keqardhje për përplasjet në Zyrën Ovale.

“Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej”, tha Zelensky në postimin e tij. “Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme.”, shkroi mes të tjerash ai./abcnews.al