Rey Manaj kandidohet për lojtarin e raundit të dytë të UEFA-s
Rey Manaj u shndërrua në hero të Shqipërisë, duke kontribuar me dy gola të shkëlqyer në fitoren 3-0 ndaj Andorrës. Me këtë performancë, sulmuesi kuqezi ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s, që e ka përfshirë atë në listën e kandidatëve për çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve për Kupën e Botës. Manaj do […] The post Rey Manaj kandidohet për lojtarin e raundit të dytë të UEFA-s appeared first on Albinfo.

Rey Manaj u shndërrua në hero të Shqipërisë, duke kontribuar me dy gola të shkëlqyer në fitoren 3-0 ndaj Andorrës. Me këtë performancë, sulmuesi kuqezi ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s, që e ka përfshirë atë në listën e kandidatëve për çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve për Kupën e Botës.
Manaj do të konkurrojë për këtë çmim së bashku me Karol Świderski të Polonisë, Martin Ødegaard të Norvegjisë dhe Haris Hajradinović të Bosnje-Hercegovinës, transmeton albinfo.ch.
Votimi është i hapur për të gjithë tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s, dhe ata mund të votojnë deri nesër në ora 15:00. Pas mbylljes së procesit, UEFA do të shpallë fituesin e çmimit.
The post Rey Manaj kandidohet për lojtarin e raundit të dytë të UEFA-s appeared first on Albinfo.