Rita Ora nominohet për çmimin prestigjioz në Nickelodeon Kids’ Choice Awards

Rita Ora e nominuar për herë të parë në Kids’ Choice Awards – një tjetër sukses i madh për yllin shqiptar The post Rita Ora nominohet për çmimin prestigjioz në Nickelodeon Kids’ Choice Awards appeared first on Albinfo.

Rita Ora nominohet për çmimin prestigjioz në Nickelodeon Kids’ Choice Awards

Rita Ora, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj shumëdimensionale, përcjell albinfo.ch.

Ajo është nominuar për herë të parë në çmimet prestigjioze Nickelodeon Kids’ Choice Awards, në kategorinë “Favourite Villain” (Antagonistja më e preferuar) për rolin e saj si Queen of Hearts në filmin “Descendants: The Rise of Red”.

Lajmin e ka ndarë vet këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë nominim si një moment të veçantë dhe të rëndësishëm në karrierën e saj artistike.

Për publikun e ri të Nickelodeon, roli i saj si Mbretëresha e Zemrave ka qenë një paraqitje mbresëlënëse, që e bëri Ritën të spikaste në një univers të dashur për adoleshentët dhe fëmijët.

Ky nominim vjen si dëshmi e shkathtësisë së saj artistike, jo vetëm në muzikë, por edhe në aktrim – dhe përforcon pozicionin e saj si një artiste që sfidon vetveten vazhdimisht dhe prek audienca të reja në çdo projekt që merr përsipër.

The post Rita Ora nominohet për çmimin prestigjioz në Nickelodeon Kids’ Choice Awards appeared first on Albinfo.