“Rizarta e dinte që s’po fliste me mua”/ Psikologia e BBV 4 sqaron të vërtetën mbi situatën me banoren
Rizarta ka shkaktuar polemika gjatë një prime të kaluar të “Big Brother VIP 4” Rizarta ka shkaktuar polemika gjatë një prime të kaluar të “Big Brother VIP 4”. Banorja u shpreh se nuk e dinte që një bisedë e saj e ndjerë do të publikohej, duke menduar se po fliste me psikologen e programit. Pas […]

Rizarta ka shkaktuar polemika gjatë një prime të kaluar të “Big Brother VIP 4”
Rizarta ka shkaktuar polemika gjatë një prime të kaluar të “Big Brother VIP 4”. Banorja u shpreh se nuk e dinte që një bisedë e saj e ndjerë do të publikohej, duke menduar se po fliste me psikologen e programit. Pas transmetimit të klipit, ajo u ndje keq, veçanërisht për detajet që ndau mbi prindërit e saj
Megjithatë, psikologia e Big Brother-it, Jorida Rustemi, sqaroi në “Fan Club” se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin.
Ajo theksoi se takimet zhvillohen në ambiente të monitoruara dhe asnjë bisedë me të nuk publikohet.
Psikologia mohoi kategorikisht pretendimet e Rizartës, duke thënë se ajo e dinte që po fliste me “Zërin” dhe jo me të.
“Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë”, tha psikologia e njohur.
Kur moderatorja Heidi Baci e pyeti pse Rizarta pretendonte se kishte menduar se po fliste me psikologen, psikologia refuzoi ta komentonte, duke e cilësuar si pjesë të lojës së Rizartës.
“Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me Zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa”, tha Jorida Rustemi.