Rreh 44 vite dallim në moshë, e fejuara e Mick Jagger flet për lidhjen me këngëtarin: Ai është më i ri se unë në shpirt
E fejuara e Mick Jagger, ish-balerina Melanie Hamrick, mbrojti diferencën e madhe në moshë midis tyre. Ai është 44 vjet më i madh se ajo, dhe ajo nuk sheh asgjë të pakëndshme në këtë. Hamrick është 37 vjeç dhe Jagger është 81 vjeç. Ajo mori pjesë në galën e Baletit të Qytetit të New Yorkut…

Hamrick është 37 vjeç dhe Jagger është 81 vjeç. Ajo mori pjesë në galën e Baletit të Qytetit të New Yorkut dhe tha shkurt: “Ai është më i ri se unë! Është i mrekullueshëm, me të vërtetë është”.
Të dy u takuan në vitin 2014, ndërsa ai ishte në turne në Japoni me Rolling Stones. Hamrick performoi atje me Teatrin Amerikan të Baletit.Ata patën një djalë, Deveraux, në vitin 2016. Ish-balerina ndau një video të vogëlushit duke kërcyer në rrjetet sociale.
“Është natyrale, është në gjenet e tij. Askush nuk e mësoi dhe as nuk e ndikoi. Ai kërceu kështu përpara se të shihte ndonjë nga koncertet e babait të tij”, tha ajo.
Si kujtesë, ajo së fundmi konfirmoi lajmin se Jagger i propozoi martesë, por ata nuk po nxitojnë të ecin drejt altarit.