Rrëzohet avioni në Kaliforni, pasagjerët në bord humbin jetën
San Diego, Kaliforni – Të gjashtë personat që ndodheshin në një avion të vogël që u rrëzua në një lagje të San Diegos, kanë humbur jetën, kanë konfirmuar autoritetet amerikane. Ngjarja tragjike ndodhi në zonën Murphy Canyon, ku avioni u përplas duke shkatërruar dhe dëmtuar disa automjete dhe shtëpi. Një nga viktimat ishte edhe agjenti [...]Read More...

San Diego, Kaliforni – Të gjashtë personat që ndodheshin në një avion të vogël që u rrëzua në një lagje të San Diegos, kanë humbur jetën, kanë konfirmuar autoritetet amerikane.
Ngjarja tragjike ndodhi në zonën Murphy Canyon, ku avioni u përplas duke shkatërruar dhe dëmtuar disa automjete dhe shtëpi. Një nga viktimat ishte edhe agjenti i njohur muzikor amerikan, Dave Shapiro.
Hetuesit nga Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB) bënë të ditur se një sërë faktorësh mund të kenë ndikuar në aksident, përfshirë edhe kushtet e mjegullta të motit.
Sipas investigatorit Dan Baker, në momentin e përplasjes, dritat e pistës në aeroport nuk ishin funksionale, dhe as sistemi paralajmërues për motin nuk po punonte. Piloti kishte vërejtur vështirësitë në mot dhe diskutonte me kontrollin ajror për mundësinë e devijimit drejt një aeroporti tjetër, sipas audios së publikuar nga
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kishte lëshuar një njoftim se dritat e pistës nuk funksiononin, por ende nuk dihet nëse piloti ishte në dijeni të këtij informacioni. Përpjekja për të ulur avionin përfundoi tragjikisht, pasi mjeti ajror nuk arriti pistën dhe u përplas në tokë.
Hetimet mbi shkaqet e sakta të aksidentit janë ende duke vijuar. / abcnews.al