Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës

Disa kantone në Zvicër kanë rritur alarmin për rrezik të konsiderueshëm të zjarreve në pyje, si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve. Sipas autoriteteve federale, rreziku është në nivelin 3 nga 5, dhe përfshin kantonet Thurgau, Schaffhausen, Jura, Gjenevë dhe pjesë të Valais-it, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Qytetarët në këto rajone këshillohen […] The post Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës appeared first on Albinfo.

Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës

Disa kantone në Zvicër kanë rritur alarmin për rrezik të konsiderueshëm të zjarreve në pyje, si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve. Sipas autoriteteve federale, rreziku është në nivelin 3 nga 5, dhe përfshin kantonet Thurgau, Schaffhausen, Jura, Gjenevë dhe pjesë të Valais-it, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.

Qytetarët në këto rajone këshillohen të tregojnë kujdes të madh me përdorimin e zjarrit në pyje dhe në skajet e tyre. Zjarret lejohen vetëm në vende të posaçme të përcaktuara, për të shmangur përhapjen e mundshme të flakëve.

Në kantonin e Thurgau-t, përveç rrezikut të zjarreve, nga e premtja hyn në fuqi ndalimi i nxjerrjes së ujit, sidomos nga përrenjtë dhe rrjedhat më të vogla. Vendimi vjen si pasojë e nivelit jashtëzakonisht të ulët të ujërave, për shkak të thatësisë së zgjatur.

Megjithatë, disa zona dhe burime janë përjashtuar nga ky ndalim. Liqeni i Konstancës, lumi Rajna, Hüttwilersee dhe Nussbaumersee mbeten të hapura për përdorim, po ashtu edhe ujërat nëntokësore dhe burimet, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve të Thurgau-t, ndalimi prek rreth 13% të ujit të destinuar për bujqësi gjatë periudhave të thatësisë. Kjo masë synon të mbrojë rezervat ujore dhe ekosistemin, në një kohë kur vala e të nxehtit pritet të vazhdojë.

Qeveria federale bën thirrje për vëmendje të shtuar, sidomos në zonat pyjore dhe gjatë aktiviteteve në natyrë, për të parandaluar rrezikun e shpërthimeve të zjarrit në kushte të thata dhe të nxehta, transmeton albinfo.ch.

The post Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës appeared first on Albinfo.