Rusia dhe Ukraina pajtohen për armëpushim detar
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është arritur dakordimi për një armëpushim detar mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili synon të sigurojë “lundrim të sigurt” në Detin e Zi, duke eliminuar përdorimin e forcës dhe duke parandaluar përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake. Ky hap vjen pas bisedimeve të zhvilluara mes dy vendeve, që […] The post Rusia dhe Ukraina pajtohen për armëpushim detar appeared first on Albinfo.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është arritur dakordimi për një armëpushim detar mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili synon të sigurojë “lundrim të sigurt” në Detin e Zi, duke eliminuar përdorimin e forcës dhe duke parandaluar përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake. Ky hap vjen pas bisedimeve të zhvilluara mes dy vendeve, që janë pjesë e përpjekjeve për zbutjen e tensioneve në rajon, shkruan The Guardian.
Në një deklaratë të lwshuar nga Shtëpia e Bardhë, u theksua se të dy vendet ranë dakord të “zhvillojnë masa për zbatimin” e marrëveshjes së mëparshme për të ndaluar goditjet kundër infrastrukturës energjetike, duke kontribuar kështu në një stabilizim të mundshëm të situatës.
Përveç kësaj, SHBA-ja konfirmoi angazhimin e saj për të mbështetur Ukrainën në arritjen e shkëmbimeve të robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe kthimin e fëmijëve ukrainas që janë transferuar me forcë. Ndërkohë, për Rusinë, SHBA-ja ka premtuar ndihmë për të rivendosur aksesin në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave, për të ulur kostot e sigurimit detar dhe për të rritur aksesin në portet dhe sistemet e pagesave për transaksionet ndërkombëtare.
Në përfundim, të dyja palët janë dakord që të vazhdojnë punën drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme, me SHBA-në që do të lehtësojë negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, në përputhje me marrëveshjet e arritura në Riad. Ky angazhim për paqe mbetet një imperativ për SHBA-në, e cila thekson se vrasjet nga të dyja anët e konfliktit duhet të ndalen për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme, transmeton albinfo.ch.
The post Rusia dhe Ukraina pajtohen për armëpushim detar appeared first on Albinfo.