Rusia vazhdon sulmet me raketa në Ukrainë, 28 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë
UKRAINË- Të paktën 28 persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në sulmin me raketa ruse në Sumy, tha kryebashkiaku në detyrë Artem Kobzar, raporton BBC. Sipas tij, sulmi kishte në shënjestër zonat e banuara dhe infrastrukturën, duke përfshirë spitalet e fëmijëve. “Objektivi i sulmit me raketa ishte një ” objekt industrial”. Një spital dhe infrastruktura [...]Read More...

UKRAINË- Të paktën 28 persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në sulmin me raketa ruse në Sumy, tha kryebashkiaku në detyrë Artem Kobzar, raporton BBC.
Sipas tij, sulmi kishte në shënjestër zonat e banuara dhe infrastrukturën, duke përfshirë spitalet e fëmijëve.
“Objektivi i sulmit me raketa ishte një ” objekt industrial”. Një spital dhe infrastruktura e destinuar për fëmijët u dëmtuan. Aktualisht numri i të plagosurve është 28, 24 të rritur dhe katër fëmijë”, shtoi ai.
Delegacionet ruse dhe amerikane janë në Arabinë Saudite për negociata të cilat Kremlini fillimisht i përshkroi si “të vështira” që synojnë një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë. Në takimin e tyre të mëparshëm, në mars, Ukraina kishte pranuar propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor, të cilin Rusia e refuzoi.Megjithëse përpjekjet për t’i dhënë fund luftës po intensifikohen, luftimet vazhdojnë, me goditje vdekjeprurëse si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.