Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë

Welcome to Kosova Today

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit, dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë një çmim të majmë edhe për biletën që këtë vit ka arritur në 75,000 dollarë (69,700 euro). Gala mbrëmja bëhet çdo të hënë të parë të majit, dhe me ardhjen e saj […]

Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit, dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë një çmim të majmë edhe për biletën që këtë vit ka arritur në 75,000 dollarë (69,700 euro).

Gala mbrëmja bëhet çdo të hënë të parë të majit, dhe me ardhjen e saj çdo herë diskutohet edhe për koston e biletave për personalitetet e famshme që shfaqen në tapetin e kuq.

Procesi fillon me marrjen e një ftese – sigurisht, nuk mund të blejë kushdo një biletë, edhe nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash.

Rita Ora në Met Gala 2024 (Foto: Rita Ora/Instagram)

Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë (69,700 euro), krahasuar me 50,000 dollarë (46,500 euro) në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë (325,600 euro).

Shpesh, shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë paguajnë çmimin e plotë për vendet e tyre në krye të shkallëve.

Ngjarja në fund të fundit është mbledhje fondesh dhe deri më sot, nën drejtimin e Anne Wintour, ka grumbulluar rreth 223,5 milionë dollarë. Vitin e kaluar, gala mbrëmja grumbulloi rreth 22 milionë dollarë. E njohur është se Anna Wintour mbikëqyr listën e kontrolluar rigorozisht të mysafirëve.

Dua Lipa në Met Gala 2024 (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Redaktorja e “Vogue” dhe organizatorja e Met Gala, Eaddy Kiernan, deklaroi për “Vogue 2024” që filluan të përgatisin skemën e uljes që në dhjetor, por se përfundimisht e përpilojnë një muaj para ngjarjes. Me akses të siguruar, pjesëmarrësit së pari ecin nëpër tapetin e kuq në veshje të planifikuara me kujdes në përputhje me kodin e veshjes dhe temën.

Pas mbërritjes në muze, gala fillon me një orë koktelesh. Gjatë kësaj ore, mysafirët kanë rastin të shohin ekspozitën në muze, dhe më pas ndjekin një darkë festive. Performancat e befasishme gjithashtu janë të zakonshme gjatë mbajtjes së këtij eventi.

Tradita e performancave të Met Gala filloi në vitin 2010, kur Lady Gaga këndoi “Bad Romance”, dhe kanë performuar yje si Madonna dhe Lizzo. Pas kësaj, mbrëmja vazhdon me pas-ndejë (after-party).

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Procesi Instagram Biletat Shpesh Ngjarja Wintour Vitin Redaktorja Vogue Eaddy Kiernan Performancat Tradita Romance Madonna Lizzo

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Procesi Instagram Biletat Shpesh Ngjarja Wintour Vitin Redaktorja Vogue Eaddy Kiernan Performancat Tradita Romance Madonna Lizzo

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online